Pse Anglisht?

Gjuha angleze apo anglishtja
është gjuhë e përmasave botërore si dhe gjuha dominuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Kanada, Irlandë, Australi, Zelandën e Re e një numër vendesh të tjera. Përgjithësisht përdoret si gjuhë e dytë dhe si gjuhë zyrtare në shumë shtete të botës. Është gjuha që mësohet dhe kuptohet më së shumti në botë, shpesh e njohur me epitetin “gjuha e tregtisë, arsimit, shkencës dhe e diplomacisë”.

Ka shumë njerëz që do të donin të mësonin gjuhën angleze.

Emigrantët të cilët ndodhen në një vend anglisht folës.
Studentët apo mësuesit që duan të mësojnë një gjuhë të huaj si gjuhë e dytë, apo të ndjekin studimet e larta në një shkollë.
Vizitorët që dëshirojnë të udhëtojnë në vendet anglisht folëse si: Amerikë, Kanada, Britani e madhe, Australi etj.
Biznesmenët që duan të bëjnë tregti në rajone të ndryshme apo në internet.
Humanitarët të cilët dëshirojnë të bëjnë një punë sociale, ato që lidhen me organizatat bamirëse apo grupe fetare.
Përsonat të cilët janë të martuar me anglisht folës.
Sepse anglishtja është gjuha më e folur në botë, 1 nga 5 persona e kupton atë! Ju do të jeni në gjendje për të komunikuar me miliona njerëz në mbarë botën!
Anglishtja i jep vlerë të jashtëzakonshme karrierës suaj profesionale! etj.