Si te mesoj online gjuhen angleze dhe si funksionon kursi?

Komunikimi: Audio ose Video konferencë (sipas preference se kursantit) nëpërmjet whatsapp.com  Viber.com ose skype.com etj.

(Ju duhet vetëm nje celular ose kompjuter / laptop / iPad / Tables tuaj për t’u lidhur në linjë zanore / audio me mësuesin tuaj)

Nivelet: fillestar, i mesëm, i përparuar.

Kurse individuale: – Një me Një (JO në grup)
Klasat e gjuhës synojnë zhvillimin e përgjithshëm të kompetencës gjuhësore të kursantit dhe aftësinë për të komunikuar në një mjedis ndërkombëtar dhe në situata të përditshme, si në punë dhe në jetën sociale. Gjatë kursit, kursantet zgjerojnë njohuritë e tyre dhe mësojnë fjalorin e strukturave të reja gramatikore që ata praktikojnë në kontekst dhe, më tej, ato përmirësojnë aftësinë e tyre për të komunikuar, në lexim dhe shkrim të rrjedhshëm dhe të saktë.

Gjatësia: Disa mujore – semestrale.
Klasat janë planifikuar gjatë ditëve të javës ose në fundjavë. Orari është i fleksibel duke ju përshtatur nevojës së kursantit.

Intensiteti: 1 orë mësim = 60 minuta dhe zhvillohet 30 minuta + 30 minuta per te ofruar cilesine dhe progres. Si rezultat keto 84 oret dyfishohet pra kursanti takohet me mesuesin 168 here gjate ketyre 7 muajve kurs.
Vëmendje e veçantë i është dhënë te folurit dhe gramatikës angleze në perdorimin e gjuhes ne jeten e përditshme, ndërtimit të fjalorit dhe shqiptimit. Praktikimin e vazhdueshme e të katër aftësive gjuhësore (të folur, lexim, dëgjim, dhe të shkruar) ofrohen në çdo mësim.

Tarifat: Pagesa bëhet për orë sipas planeve 1, 2 ose 3. Ora e parë është falas, e cila ofrohet për kursantet e rinj gjithashtu kjo ore mesimi anglisht shërben për të kontrolluar nivelin gjuhësor që ka kursanti, ku më pas i ofrohen tekstet mësimore te përshtatshme sipas nivelit që ka.

Mënyra e pagesës: Pranohen të gjitha llojet e kartave të kreditit apo debitit që mbajnë logon e: Visa, Visa Electron, MasterCard, Maestro ku nëpërmjet PayPal.com ose Squareup.com bëhet transaksioni monetar. Gjithashtu ju mund te paguani nga Western UnionMoneyGram,apo me transfertë bankare si dhe me check përsonal bankar. Për detaje ju lutem na kontaktoni.

Teksti: Në bazë të nivelit të kursantit i rekomandohet dhe teksti mësimor. Ne do të ofrojmë tekstet mësimore GRATIS.

Regjistrimi: Për t’u regjistruar ju lutem beni pagesen ketu.

Certifikata: Ju do të merrni një certifikatë nga I.A.L.C. Group për gjuhën angleze si gjuhë e huaj, pas përfundimit të këtij kursi.

Për më shumë vizitoni faqen: Pyetje & Përgjigje ku te lexoni rregulloren e kursit.