Me leximin e pergjigjeve te pyetjeve do te informoheni me RREGULLOREN.
Çfarë është International English Language Course?
Është një kurs online (LIVE) ne lidhje direkte me audio ose video, me nje mesues te gjuhes angleze. Ne nuk ofrojme mesim ne grup (apo me nje CD/video) sic ofrohet rendom ne kurset e tjera, sepse nuk ka cilesi. Mesimi tek per tek me mesues anglisht dhe shqip foles eshte ajo qe garanton cilesine dhe progresin.
Ku ndodhet IALC Group?
Institucioni yne arsimor ndodhet ne qytetin Brooklyn, NYC te shtetit te Nju Jorkut ne SHBA. Fal teknologjise se diteve te sotme ne vijme ne shtepine tuaj nepermjet internetit, duke ju dhene mundesine te mesoni anglishten nga kryeqyteti i botes New York City.
Si mund te kontrolloj per IALC Group?
Ju mund te vizitoni zyren tone ne Brooklyn, NY ose nje nga mesuesit tane mund t’ju takoje juve personalisht nese jetoni ne New York City. Per studentet online mund te bejne kontroll nga interneti. Sot te gjithe kane akses dhe shkruajne. Ne keshillojme te beni kontroll me cdo institucion qe ju deshironi te bashkepunoni duke verifikuar ne fillim emrin e tyre. Psh. “IALC Group” dhe vendoseni ate ne Google. Po ashtu kontrolloni Social Media. Per informacion te detajuar vizitoni kete link: mesojanglisht.com/kurs_anglishte
Si është kursi i gjuhës i strukturuar?
Kursi është i ndarë në mësime. Në këto mësime ju do të mësoni gramatikën e gjuhës angleze, si dhe të praktikuarit e gjitha aftësive gjuhësore (të lexuarit, të shkruarit, të kuptuarit dhe me e rendesishmja të folurit) me ndihmën e mësueses suaj, live nga kompjuteri ose celulari juaj me audio ose video.
Çfarë ka ky kurs te vecante ne dallim me te tjeret?
Me programin e IALC dhe me metodat mesimore amerikane qe ne keni ketu ne New York bejne qe çdo mësim te jete i përshtatur për nevojat specifike qe ka çdo student, sidomos eshte i perqendruar per ta ndihmuar studentin per te folur anglisht shpejt, rrjedhshem dhe pa gabime. Kursi yne eshte 100% i profilizuar ne baze te nivelit qe ka studenti dhe me pas vazhdohet duke punuar tek per tek me mesuesen. Kursi eshte fleksibel qe do te thote studenti e cakton vete orarin dhe kohen e mesimit. Te gjitha këto perbejne themelet e domosdoshme, në qoftë se ju dëshironi të keni efikasitet dhe progres.
Pse ky kurs eshte me i liri me treg?
E vertete! Ne jemi te vetmit qe ofrojme nje kurs me cmim simbolik. Ne ofrojme mesim individual dhe jo ne grup per vetem $3 nje ore mesimi. Pse kaq lire? Fatmiresisht ne kemi shfrytezuar sistemin amerikan qe lejon kur nje donator ben nje sponsorizim, ai/ajo i merr keto para prapa ne fund te vitit kur i ben taksat. Kjo ka bere te mundur te ndihmoje shume nga kusantet te marrim pjese ne mesimin e gjuhes angleze. Ju ftojme ta shfrytezoni kete oferte tani dhe shpresojme te zgjase.
Çfarë pajisje më nevojitet për të filluar?
Ku mund t’i blej tekstet mesimore?
IALC Group i ofron tekstet mesimore FALAS sipas nivelit qe ka cdo student. Ato jane te skanuar ne variantin PDF dhe i dergohen studentit ne WhatsApp ose me email. Pastaj studenti mund ti hap ato ose ne celular, ose ne monitor apo t’i bej print/shtyp me nga 10 faqe dhe i mban ato perpara. Nese ju deshironi qe IALC Group te bej printimin/shtypjen e tyre (fotokopje) dhe t’jua dergoj ato me poste. Sherbimi postar per cdo adrese ne USA eshte FALAS dhe fotokopjet mberrijne per 3 dite. Ketu eshte linku i blerjes se librave te printuar qe kushton vetem $65. Nese ju jetoni ne Europe sherbimi postar kushton $25 dhe mberrin zarfi per 5 dite.
Sa shpesh studentët marrin mësime?
Për të marrë minimumin e njohurive, ne ju rekomandojmë të paktën 3 mësime në javë. Sidoqoftë, studentit i ofrojmë fleksibilitet duke jua lënë në dorën tuaj për të zgjedhur në bazë të kushteve dhe mundësive që keni. Shumica e studentëve marrin 12 orë në muaj, por ka disa që marrin me shume ose me pak mesime cdo muaj. Ju gjithmonë keni mundësi për të ndryshuar densitetin e mësimeve tuaj, kurdo gjatë frekuentimit të kursit.
A do te kem me shume sesa nje mesues gjate kursit / A nderrohet?
Kur studenti ben oren e pare prove me nje nga mesuesit tane dhe pasi studenti vendos per t’u regjitruar ne kurs. Ky mesues (profesor) nuk do te ndryshoje gjate kursit, sepse ndryshimi i mesuesve, ben te humbas ndjekja e progresit qe ben studenti gjate kursit. Pra ju vazhdimisht do te keni te njejtin mesues/e.
A mund të paguaj me karte kreditit / debiti, transfertë bankare apo me para në dorë (cash)?
Po mundeni. Pranohen të gjitha kartat e kreditit ose të debitit që mbajnë logot: Visa, Visa Electron, MasterCard, Maestro, American Express, Discover nëpërmjet: paypal.com, apo Square.com ose Western Union, Money Gram, RIA, EasyPay si dhe transfertë bankare me derdhje ne llogari. Pagesa mund te behet dhe me derdhje ne llogari bankare qe kemi, ndersa juve nuk ju kerkohet te keni te hapur nje llogari bankare personale. Për detajet ju lutem na kontaktoni.
A mund ta paguaj kursin me 2 keste/rata?
Shumica e studenteve e bejne pagesen e plote, por nese preferoni, ju mund te paguani me dy keste/rata. Psh. Plani 1 (i sponsurizuar) ka ne total 84 ore mesimi. Kesti i pare eshte $150 dhe do te konsiderohet pagese VETEM per 10 ore mesim ($15/ora) (si tek Plani 3). Por ne momentin qe studenti ben pagesen per kestin e dyte, prej $100 BRENDA 30 diteve, qe eshte paguar kesti i pare, atehere do te perfitoni 74 oret e mbetura. Pra ne total 84 ore mesimi x $3 ora = $250. Nese deshironi kete variant atehere klikoni tek linku: Kesti i pare dhe paguani me karten tuaj te bankes ose na kontaktoni per menyrat e tjera te pageses.
Çfarë ofrohet GRATIS në këtë kurs?
Ne ju ofrojme mesimin e parë prove GRATIS ku do te keni mundesine te shikoni sesi funksionon, si dhe ju ofrojmë tekstet mesimore falas ne variantin e skanuar ne PDF.
Çfarë permban ora e pare FALAS-PROVE?
Ora e pare eshte prezantim me kursin, testim i njohurive aktuale te studentit (te lexuarit, te shkruarit, te folurit). Kjo do te ndihmoje per te percaktuar nivelin e gjuhes, nga ku do te zgjidhen tekstet mesimore qe do te punohen tek per tek me studentin ne vazhdim. Tekstet mesimore qe ne kemi i pershtaten niveleve te ndryshme qe kane studentet. Planikimi si dhe shpjegim i nje pjese te gramatikes ne detaje.
A ofroni ndonjë zbritje / ofertë?
Fale nje sponsurizimi afat gjate qe ne kemi arritur te sigurojme, keni krijuar planin 1 qe eshte nje SUPER OFERTE. Vetem $3 ora. Ky eshte nje cmim qe nuk e ofron asnje qender gjuhesh per nje kurs individual, tek per tek me nje mesues. Me kete oferte ne ju garatojme qe kemi cmimin me te ulet ne treg me cilesine me te larte bazuar ne standartet e institucionit tone arsimor amerikan.
A mund ta ndryshoj ditën, orën, apo kohëzgjatjen e mësimit tim?
Patjetër që po, ju mund të ndryshoni orarin e mësimit tuaj në çdo kohë. Mjafton të kontaktoni mësuesin tuaj ne WhatsApp ose na dergoni email qe te lajmeroni pa humbur kohe. Për të qenë të sigurt ju DUHET minimalisht të njoftoni mësuesin tuaj të paktën 1 orë para fillimit të mësimit, per cdo ndryshim te mundshem. Eshte studenti i PARI qe duhet te njoftoj mesuesin ne WhatsApp, per cdo ndryshim te orarit ose kohezgjatjes se kursit.
Çfarë ndodh nëse unë do të jem larg për disa kohë nga mësimet e mia?
Nëse keni ndërmend për të shkuar me pushime/udhetim apo keni nje problem shendetsor, normalisht DUHET te njoftohet IALC përpara me nje email tek info@mesojanglisht.com ose direkt mesuesin tuaj me shkrim ne WhatsApp dhe pasi te konfirmohet leja juaj, shuma e oreve të pazhvilluara nga ju, do të qëndrojë në llogarinë tuaj per kete 1 muaj mungese, derisa ju të ktheni nga udhetimi apo spitali dhe të rifilloni përseri. Në këtë mënyrë ju do te keni nën kontroll të plotë per te gjitha oret e mesimit.
Cila është rregullorja e anulimit të kursit?
Ju mund të ndaloni mësimet duke dhënë një njoftim me email ne info@mesojanglisht.com dhe te njoftoni mesuesin tuaj me shkrim ne WhatsApp. Brenda 7 muajve te kursit, studenti mund te marr leje jo me shume se 1 muaj. Nese studenti largohet nga kursi per nje periudhe me shume se 1 muaj duke bere mungese pa leje (pa njoftuar), kjo sjellje deshmon qe studenti e ka lene vullnetarisht kursin. Nuk ofrohet rimbursim për mësimet tashmë të pronotuara. Studenti mund te rikthehet ne kurs, duke bere nje pagese te re per muajin qe ka bere mungese. Nëse pas 1 muaji mungese pa arsye, deshironi t’i riktheheni përsëri mësimeve tuaja, atëherë ju mund të vazhdoni aty ku i keni lenë, por pasi të keni berë një pagesë të re prej 23 ore mesimi ($69), si rezultat ju do të vazhdoni me orët e papërdorura të pagesës së parë. Kjo pagese per 23 ore x $3 ora = $69, eshte vendosur, thjesht per te zevendesuar oret e mundshme qe ju keni humbur gjate muajit (kohes) qe keni bere mungese pa njoftuar. Si rezultat cdo ore e pa zhvilluar nga pagesa e pare, do te rikthehet ne llogarine tuaj derisa t’i perfundoni, duke i perdorur te gjitha oret brenda ketyre 7 muajve.
A mund te transferoj oret e mia te kursit tek nje person tjeter?
Po, ju mund te transferoni oret tuaja te paperdorura tek nje person/student tjeter duke njoftuar mesuesin tuaj aktual, brenda afatit te kursit. Personi qe do te vazhdoje ne vendin tuaj, do te mund te marr oret e pazhvilluara qe ju keni lene pa perdorur. Per te ndodhur kjo transferte, personi i ri duhet te bej nje pagese prej $150 qe quhet tarife transferimi, por kjo pagese do te konsiderohet per 30 ore mesimi te tjera shtese, qe do te hidhen ne llogarine e studentit te ri. Pra studenti i ri do te kete ne llorgarine e tij/saj 30 ore mesimi, plus oret e tjera te pazhvilluara qe ju ia keni dhuruar.
Sa kohë përpara më duhet të njoftoj për të caktuar orën e mesim tim të parë ?
Profesori juaj ka nevojë të njoftohet minimalisht 1 ore para mësimit, në mënyrë që të jetë në gjendje për tu paraqitur online dhe ta organizoje orarin e tij/saj.
Sa kohë do të më marrë mua për të mësuar gjuhën angleze?
Sigurisht, kjo pyetje mund të ketë përgjigje më me shumë se një “varet”. Në veçanti, kjo varet nga:
• niveli që keni në momentin kur e filloni kursin.
• niveli që ju doni të përfundoni.
• sa aftësi keni si përson për të mesuar një gjuhë të huaj.
• sa mirë dhe sa i/e motivuar jeni ju si student/e.
• sa ju jeni duke studiuar intensivisht
• sa kohë do te shpenzoni per te mësuar anglishten (lexuar, folur, studiuar, etj)
A do të marr një certifikate në fund të kursit?
Po! Ju do të merrni një çertifikate nëse ju regjistroheni në këtë kurs dhe të kaloni testin e gjuhës. Pasi të keni përfunduar me sukses, certifikata do të përgatitet dhe do të dërgohet në adresën tuaj.
A me njihet kjo certifikate në shtete te ndryshme?
Po! Certifikata leshohet nga institucioni yne arsimor qe eshte i regjistruar ne Brooklyn, NY-USA. Ju mund ta paraqisni ate ne shtetin tuaj prane insitucionit perkates dhe neve jua vertetojme per cdo kerkese qe mund te na behet per vertetesine e certifikates qe ju kemi dhene. Ne ju keshillojme te bisedoni paraprakisht me institucionin qe doni ta paraqitni certificaten sepse secili institucion ka kriteret e veta te pranimit dhe ne nuk mund te garantojme nese ai institucion pranon apo jo nje certifikate.
A mund të marr certifikaten e gjuhes angleze edhe pse nuk kam ndjekur kursin tuaj?
Po! Ju mund të merrni certifikatën duke dhënë testin i cili ju ofrohet online nga kompjuteri juaj.
Nëse keni pyetje të tjera ju lutem na kontaktoni.