Me leximin e pergjigjeve te pyetjeve do te informoheni me RREGULLOREN.
Cfarë është International English Language Course?
Është një kurs individual online LIVE me lidhje direkte me audio/ze ose video (sipas preferences se kursantit), tek per tek me nje mesues te gjuhes angleze nga Nju Jorku, US. Ne nuk ofrojme mesim ne grup (apo me Video/YouTube/CD) sic ofrohet rendom ne kurset e tjera, sepse nuk ka cilesi. Mesimi tek per tek me mesues anglisht dhe shqip foles eshte ajo qe garanton cilesine dhe progresin te folurit.
Ku ndodhet IALC ?
Institucioni yne arsimor ndodhet ne qytetin Brooklyn, NYC te shtetit te Nju Jorkut ne SHBA. Fal teknologjise se diteve te sotme ne vijme ne shtepine tuaj nepermjet internetit nga telefoni ose kompjuteri juaj, duke ju dhene mundesine te mesoni anglishten nga kryeqyteti i botes New York City.
Si mund të kontrolloj për IALC ?
Jemi qe nga 2012 qe i sherbejme komunitetit me gjuhen angleze dhe gjuhen shqipe per femijet e lindur ketu ne Amerike. Vizitoni website e shqipes LearnAlbanianLanguage.com Ju mund te vizitoni zyren tone ne Brooklyn, NY ose nje nga mesuesit tane mund t’ju takoje juve personalisht nese jetoni ne New York City. Per kursantet online mund te bejne kontroll ne Social Media. Per informacion te detajuar vizitoni kete link: mesojanglisht.com/kurs_anglishte
Çfarë ka ky kurs të vecante në dallim me të tjerët?
Me programin e IALC dhe me metodat mesimore amerikane qe ne keni ketu ne New York bejne qe çdo mësim te jete i përshtatur për nevojat specifike qe ka çdo kursant, sidomos eshte u perqendruar per ta ndihmuar kursantin per te FOLURIT anglisht shpejt. Kursi yne eshte 100% i profilizuar, ne baze te nivelit qe ka kursanti dhe me pas vazhdohet duke punuar tek per tek me mesuesen. Kursi eshte fleksibel qe do te thote kursanti e cakton vete orarin dhe kohen e mesimit duke e rezervuar nje ore fikse ose duke e ndryshuar ate sipas kerkeses se kursantit. Te gjitha këto perbejne themelet e domosdoshme, në qoftë se ju dëshironi të keni efikasitet dhe progres.
Sa kohë do të më marrë mua për të mësuar të folurit në anglisht?
Sigurisht, kjo pyetje mund të ketë përgjigje më me shumë se një “varet”. Në veçanti, kjo varet nga:
• niveli që keni në momentin, kur e filloni kursin (psh. fillestar, i mesëm)
• niveli që ju doni të përfundoni (psh. i avancuar)
• sa i/e motivuar jeni ju si kursant/e per te mesuar anglishten.
• sa ju jeni duke studjuar intensivisht.
• sa kohë do te shpenzoni per te mësuar anglishten (te studjuarit, etj)
Duke qenë se kursi ynë ofron mësimin e gjuhës angleze, nga një vend anglisht folës sic ështe Nju Jorku, me mësuesit shqiptaro-amerikan, të licensuar në NYC dhe duke ofruar një kurs individual dhe jo në grup, Kjo cilësi, na dallon nga të tjerët, duke dhënë mësime intensive, me plotë 168 takime për 7 muaj, tek për tek me një mësues, janë mëse të mjaftueshme, që të bëhet progres. Kjo bën të mundur, që cdo kursant të arrijë të flas në anglisht, në nivel të lartë komunikimi të rrjedhshëm, pa gabime, në cdo ambjet anglisht folës.
Pse ky kurs eshte me i liri me treg?
E vertete! Ne jemi te vetmit qe ofrojme nje kurs me cmim simbolik. Ne ofrojme mesim individual dhe jo ne grup per vetem $3 nje ore mesimi. Pse kaq lire? Fatmiresisht ne kemi shfrytezuar sistemin amerikan qe lejon kur nje donator ben nje sponsorizim, ai/ajo i merr keto para prapa ne fund te vitit, kur i ben taksat. Kjo ka bere te mundur te ndihmoje shume nga kursantet te marrim pjese ne mesimin e gjuhes angleze. Ju ftojme ta shfrytezoni kete oferte tani dhe shpresojme te zgjase gjate.
Çfarë pajisje më nevojitet për të filluar?
Si është kursi i gjuhës i strukturuar?
Kursi është i ndarë në mësime 30 minuta + 30 minuta. Gjate ketyre mësimeve, ju do të mësoni te folurit te bazuar ne gramatikën e gjuhës angleze, duke praktikuar ne fillim te folurit me te gjitha aftësite e tjera gjuhësore, sic jane të lexuarit, të kuptuarit dhe te shkruarit, kjo me ndihmën e mësueses suaj, live nga kompjuteri ose celulari juaj me audio ose video sipas deshires.
Ku mund t’i blej tekstet mesimore?
IALC i ofron tekstet mesimore FALAS sipas nivelit qe ka cdo kursant. Ato jane te skanuar ne variantin PDF dhe i dergohen kursantit ne WhatsApp ose me email. Pastaj kursanti mund ti hap ato ose ne celular, ose ne monitor apo t’i bej print/shtyp me nga 10 faqe dhe i mban ato perpara. Nese ju deshironi qe IALC, te bej printimin/shtypjen e tyre (fotokopje) dhe t’jua dergoj ato me poste. Sherbimi postar per cdo adrese ne USA eshte FALAS dhe fotokopjet mberrijne per 2-3 dite. Ketu eshte linku i blerjes se librave te printuar qe kushton vetem $65. Nese ju jetoni ne Kanada ose Europe sherbimi postar kushton $25 dhe zarfi mberrin per 5 ose 10 dite.
Sa shpesh kursantet marrin mësime?
Për të marrë njohuri gjuhesore, ne ju rekomandojmë të paktën 3-5 mësime në javë, duke bere me nga 30 minuta + 30 minuta, kjo per te ruajtuar cilesine dhe progresin. Sidoqoftë, kursantit i ofrohet fleksibilitet duke jua lënë në dorën tuaj për të zgjedhur në bazë të kushteve dhe mundësive që keni. Shumica e kursanteve marrin 12-16 orë në muaj, por ka disa që marrin me shume ose me pak mesime cdo muaj. Ju gjithmonë keni mundësi për të ndryshuar densitetin e mësimeve tuaj, kurdo gjatë frekuentimit të kursit.
A do te kem me shume sesa nje mesues gjate kursit / A nderrohet?
Kur kursanti ben oren e pare prove, me nje nga mesuesit tane dhe pasi kursanti vendos per t’u regjitruar ne kurs. Ky mesues (profesor) nuk do te ndryshoje gjate kursit, sepse ndryshimi i mesuesve, ben te humbas ndjekja e progresit qe ben kursanti gjate kursit. Pra ju vazhdimisht do te keni te njejtin mesues/e.
A mund të paguaj me karte kreditit / debiti, transfertë bankare apo me para në dorë (cash)?
Po mundeni. Pranohen të gjitha kartat e kreditit ose të debitit që mbajnë logot: Visa, Visa Electron, MasterCard, Maestro, American Express, Discover nëpërmjet: paypal.com, apo Square.com ose Western Union, Money Gram, RIA, EasyPay si dhe transfertë bankare me derdhje ne llogari. Pagesa mund te behet dhe me derdhje ne llogari bankare qe kemi, ndersa juve nuk ju kerkohet te keni te hapur nje llogari bankare personale. Për detajet ju lutem na kontaktoni.
A mund ta paguaj kursin me 2 keste/rata?
Shumica e kursanteve e bejne pagesen e plote, por nese preferoni, ju mund te paguani me dy keste/rata. Psh. Plani 1 (i sponsurizuar) ka ne total 84 ore mesimi per 7 muaj. Nese beni Kestin e pare qe eshte $150, do te konsiderohet pagese VETEM per 10 ore (1 ore mesimi = 30 minuta) per 1 muaj kurs qe kushton $15 ora, sipas Planit 3, qe eshte me cmim te rregullt (i pa sponsorizuar) Por ne momentin qe kursanti ben pagesen per kestin e dyte, prej $100 BRENDA 30 diteve, qe eshte paguar kesti i pare, atehere do te perfitoni 74 oret e mbetura. Pra ne total 84 ore mesimi x $3 ora = $250 per 7 muaj kohe. Nese deshironi kete variant atehere klikoni tek linku: Kesti i pare dhe paguani me karten tuaj te bankes ose na kontaktoni per menyrat e tjera te pageses.
Çfarë ofrohet GRATIS në këtë kurs?
Ne ju ofrojme mesimin e parë prove GRATIS ku do te keni mundesine te shikoni sesi funksionon, si dhe ju ofrojmë tekstet mesimore falas ne variantin e skanuar ne PDF.
Çfarë permban ora e pare FALAS-PROVE?
Ora e pare eshte prezantim me kursin, testim i njohurive aktuale te kursantit (te folurit, te lexuarit). Kjo do te ndihmoje per te percaktuar nivelin e gjuhes, nga ku do te zgjidhen tekstet mesimore qe do te punohen tek per tek me kursantin ne vazhdim. Tekstet mesimore qe ne kemi, i pershtaten niveleve te ndryshme qe kane kursantet. Planikimi si dhe shpjegim i nje pjese te gramatikes ne detaje.
A ofroni ndonjë zbritje / ofertë?
Fale nje sponsurizimi afat gjate qe ne kemi siguruar, keni krijuar planin 1 qe eshte nje SUPER OFERTE. Vetem $3 ora. Ky eshte nje cmim qe nuk e ofron asnje qender gjuhesh per nje kurs individual, tek per tek me nje mesues. Me kete oferte, ne ju garatojme qe kemi cmimin me te ulet ne treg, me cilesine me te larte, bazuar ne standartet e institucionit tone arsimor amerikan.
A mund ta ndryshoj ditën, orën, apo kohëzgjatjen e mësimit tim?
Patjetër që po, ju mund të ndryshoni orarin e mësimit tuaj në çdo kohë. Mjafton të kontaktoni mësuesin tuaj ne WhatsApp, ose na dergoni email qe te lajmeroni, pa humbur kohe. Për të qenë të sigurt, ju DUHET minimalisht të njoftoni mësuesin tuaj, të paktën 1 orë para fillimit të mësimit, per cdo ndryshim te mundshem. Eshte kursanti i PARI qe duhet te njoftoj mesuesin ne WhatsApp, per cdo ndryshim te orarit ose kohezgjatjes se kursit.
Çfarë ndodh nëse unë do të jem larg për disa kohë nga mësimet e mia?
Nëse keni ndërmend për të shkuar me pushime/udhetim apo keni nje problem shendetsor, normalisht DUHET te njoftohet IALC përpara me nje email tek info@mesojanglisht.com ose direkt mesuesin tuaj me shkrim ne WhatsApp dhe pasi te konfirmohet leja juaj, shuma e oreve të pazhvilluara nga ju, do të qëndrojë në llogarinë tuaj per kete 1 muaj mungese, derisa ju të ktheni nga udhetimi apo spitali dhe të rifilloni përseri. Në këtë mënyrë ju do te keni nën kontroll të plotë per te gjitha oret e mesimit.
Cila është rregullorja e anulimit të kursit?
Ju mund të ndaloni mësimet duke dhënë një njoftim me email në info@mesojanglisht.com dhe të njoftoni mësuesin tuaj me shkrim nga WhatsApp. Brenda 7 muajve të kursit, kursanti mund të marr leje 1 muaj. Por nëse kursanti largohet nga kursi për një periudhë me shumë sesa 1 muaj, duke berë mungesë pa leje (pa njoftuar), kjo sjellje deshmon, që kursanti e ka lënë, vullnetarisht kursin. Nuk ofrohet rimbursim, për orët tashmë të pronotuara. Kursi ka një cmim simbolik $3 ora, e ndarë në 30 minuta + 30 minuta që i bie $1.5 cdo takim me mesuesin. Ky $1.5 (sa një kafe), është vendosur që kursi të ketë një vlerë, dhe kursanti ta ndjek me seriozitet. Por përseri kursanti (nëse dëshiron) mund të rikthehet ne kurs, duke berë një pagesë te re per muajin qe ka berë mungese. Nëse pas 1 muaji mungese pa arsye, deshironi t’i riktheheni përsëri mësimeve tuaja, atëherë ju mund të vazhdoni aty ku i keni lenë, por pasi të keni berë një pagesë të re prej 23 ore mesimi ($69), si rezultat ju do të vazhdoni me orët e papërdorura të pagesës së parë. Kjo pagesë per 23 ore x $3 ora = $69, është vendosur, thjesht per te zëvendesuar oret e mundshme që ju keni humbur gjatë muajit (kohes) qe keni berë mungese, pa njoftuar. Si rezultat cdo orë e pa zhvilluar, nga pagesa e parë, do te rikthehet në llogarine tuaj, derisa t’i perfundoni, duke i perdorur te gjitha oret brenda ketyre 7 muajve.
A mund te transferoj oret e mia te kursit tek nje person tjeter?
Po, ju mund te transferoni oret tuaja te paperdorura tek nje person/kursant tjeter duke njoftuar mesuesin tuaj aktual, brenda afatit te kursit. Personi qe do te vazhdoje ne vendin tuaj, do te mund te marr oret e pazhvilluara, qe ju keni lene pa perdorur. Per te ndodhur kjo transferte, personi/kursanti i ri duhet te bej nje pagese prej $150 qe quhet tarife transferimi, por kjo pagese do te konsiderohet per 30 ore mesimi te tjera shtese, qe do te hidhen ne llogarine e kursantit te ri. Pra kursanti i ri do te kete ne llorgarine e tij/saj 30 ore mesimi, plus oret e tjera te pazhvilluara, qe ju ia keni dhuruar.
Sa kohë përpara mund të njoftoj për të filluar orën e mesimit?
Mund te kontaktoni tani ne WhatsApp duke folur direkt me nje mesues dhe pastaj behet rezervim per oret ne vazhdim. Duke qene se ndodhemi ne NYC, kemi 6 ore diference me Europen. Jemi online nga ora 14:30 deri 24:00 me oren tuaj ne Albania/Kosova, ndersa per kursantet qe ndodhen ketu ne Amerike, jemi online nga ora 8:30 am deri 10:00 pm. (NY time) Brenda ketij orari behet mesim, gjithmone duke bere nje rezervim paraprak.
A do të marr një certifikate në fund të kursit?
Po! Ju do të merrni një çertifikate nëse ju regjistroheni në këtë kurs dhe të kaloni testin e gjuhës. Pasi të keni përfunduar me sukses, certifikata do të përgatitet dhe do të dërgohet në adresën tuaj.
A me njihet kjo certifikate në shtete te ndryshme?
Po! Certifikata leshohet nga institucioni yne arsimor qe eshte i regjistruar ne Brooklyn, NY-USA. Ju mund ta paraqisni ate ne shtetin tuaj prane insitucionit perkates dhe neve jua vertetojme per cdo kerkese qe mund te na behet per vertetesine e certifikates qe ju kemi dhene. Ne ju keshillojme te bisedoni paraprakisht me institucionin qe doni ta paraqitni certificaten sepse secili institucion ka kriteret e veta te pranimit dhe ne nuk mund te garantojme nese ai institucion pranon apo jo nje certifikate.
A mund të marr certifikaten e gjuhes angleze edhe pse nuk kam ndjekur kursin tuaj?
Po! Ju mund të merrni certifikatën duke dhënë testin i cili ju ofrohet online nga kompjuteri juaj.
Nëse keni pyetje të tjera ju lutem na kontaktoni.
