Si te mesoj anglisht

Dhjete gjëra që mund të bëni për të përmirësuar gjuhën angleze

Lexoni listën e mëposhtme dhe jemi të sigurt që do të gjeni shumë sugjerime të dobishme për të përmirësuar anglishten tuaj! Si te mesoj anglisht ?

  1. Mos kini frikë të bëni gabime dhe mos hezitoni te flisni anglisht. Je i sigurt. Njerëzit mund të korrigjojnë gabimet tuaja vetëm kur t’i dëgjojnë se i bën ato.
  2. Rrethojeni veten në anglisht. Dmth vendos veten në një mjedis ku flitet anglisht, ku mund të degjoni fjale te reja. Mënyra më e mirë për të mësuar është të folurit.
  3. Praktikoni çdo ditë. Bëji vetes një plan studimi. Vendosni sa kohë në javë do të shpenzoni për të studiuar dhe t’i përmbaheni asaj. Vendosni një rutinë.
  4. Tregoi familjes dhe miqtë tuaj për planin tuaj të studimit. Bëni që të ju shtyjnë të studiojnë dhe gjithashtu mos i lejoni t’ju ndërpresin.
  5. Praktikoni 4 aftësitë kryesore te gjuhes: të lexuarit, të shkruarit, të folurit dhe të dëgjuarit. Të gjithë keto duhet të punohen që ju të përmirësoheni.
  6. Mbani në fletore fjalët e reja që mësoni. Përdorni ato në fjali dhe përpiquni t’i thoni ato të paktën 2 herë kur flisni.
  7. Bëni një ore mësim anglisht të paktën një herë në jave.
  8. Përdorni nje orar mesimor. Nëse nuk jeni një person qe ngriheni heret në mëngjes, atehere studioni pasditeve.
  9. Jepini vetes një qëllim afatgjatë. Përqendrohuni në nje kurs afat gjate dhe jo 1-2 mujor apo te mesoni me nje CD apo video.
  10. Krijoni një atmosferë në të cilën dëshironi të mësoni, jo sepse duhet por se ju pelqen te mesoni anglisht.