Dhjetë arsye për të mësuar anglisht

Të mësuarit e anglishtes është e rëndësishme dhe njerëzit në të gjithë botën vendosin për ta studiuar atë si një gjuhë te dytë. Shumë vende e përfshijnë anglishten si gjuhë te dytë në planin mësimor të shkollave keshtu qe fëmijët fillojnë të mësojnë anglisht qysh në moshë të re.

A e dini pse mësuar te gjuhes angleze është aq e rëndësishme? Këtu janë dhjetë arsye për të marrë një kurs të gjuhës angleze.

1) Anglishtja është gjuha që flitet me shume në botë. Një në pesë persona mund të flasin apo të paktën të kuptojnë anglisht!

2) Anglishtja është gjuha e shkencës, e kompjuterëve, e diplomacisë, dhe e turizmit. Duhet ditur qe anglishtja rrit shanset tuaja për të marrë një punë të mirë në një kompani brenda vendit tuaj, ose për të gjetur punë jashtë vendit.

3)Anglishtja është gjuha zyrtare e 53 vendeve. Kjo do te thote qe ka shumë njerëz të takohen dhe flasin në anglisht.

4)Anglishtja flitet si gjuhë të parë prej rreth 400 milionë njerëzve në mbarë botën.

5)Anglishtja është gjuha e industrisë së medias. Në qoftë se ju flisni anglisht, ju nuk do t’ju duhet të mbështeteni në përkthimet dhe titra apo per të lexuar librat tuaj të preferuar, këngë, filma dhe shfaqje televizive.

6)Anglishtja është edhe gjuha e internetit. Shumë uebfaqe janë të shkruara në gjuhën angleze – ju do të jeni në gjendje për t’i kuptuar ato dhe për të marrë pjesë në forume dhe diskutime.

7)Anglishtja është e bazuar në një alfabet të thjeshtë dhe kjo e ben te shpejtë dhe te lehtë për ta mësuar në krahasim me gjuhët e tjera.

8)Anglishtja është jo vetëm e dobishme por ju jep dhe shumë e kënaqësi. Duke bërë progres jo do të ndiheni mire. Ju do ta pelqeni te mësuarit e anglishtes, në qoftë se çdo orë qe shpenzoni ju sjell më afër përsosmërisë se saj.

9)Ngaqë Anglishtja flitet në shumë vende të ndryshme, ka mijëra shkolla dhe universitete në mbarë botën që ofrojnë programe në gjuhën angleze. Në qoftë se ju flisni anglisht, do te keni shumë mundësi për të gjetur një shkollë të duhur dhe natyrisht që i përshtaten nevojave tuaja akademike.

10)Për shkak se te mesuarit te anglishtes është argëtim! Ju duke e mësuar ate, do të mësoni gjithashtu në lidhje me kulturat e tjera. Keto eksperienca do t’ju bëjnë që të rriteni si person, më shumë se të mësuarit e vlerave, zakoneve dhe mënyrave te jetesës të një kulture që është e ndryshme nga juaja.

Share This:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *