Pershtypjet

Cfare pershtypjesh kane studentet per kursin e gjuhes angleze online?

Ne rralle te pare dua t'ju falenderoj per kete kurs te gjuhes angleze qe na keni ofruar duke na dhene edhe neve mundesine qe te mesojme online gjuhen angleze nga skype aq me teper nga nje institucion amerikan. Duke qene se personalisht jam teper e zene me pune dhe shkolle, ky kurs me ka dhene lirine duke bere keshtu te mundur mesimin e gjuhes angleze. Progresi qe kam bere me ju eshte teper i dukshem dhe per kete ju jam mirenjohese. Uroj qe shqiptaret te cilat jane te interesuar per te mesuar anglishten te behen pjese e ketij kursi pasi me plot gojen ia vlen aq me teper sot kur jeta eshte teper e shpejte me kerkesa te medha. Me respekt.

Dafina, Prishtinë.

Unë kam qenë duke studiuar anglishten online me IALC Group për më shumë se gjashtë muaj dhe e rekomandoj atë si një metodë e shkëlqyer për të mësuar një gjuhe të huaj . Mësuesja ime është vërtetë profesioniste e cila e don punën e saj dhe e bën atë me pasion të madh . Përveç kësaj, ajo është shumë fleksibël, e hapur, dhe e komunikueshme, gjë që është shumë e rëndësishme për një mësues. Një mesuese e mirë, është mikja juaj, që mund të frymëzojë, mbështes, dhe të bëjë atë që ju doni, pra të mësoni më shumë e më shumë. Mësuesja ime është një prej njerëzve të tillë. Unë jam e lumtur që kam takuar atë dhe shpresoj se ajo është e kënaqur me mua. Mesimi i gjuhes angleze nga Skype është një ide e madhe, kjo më ka lejuar mua për të studiuar drejtë për drejtë LIVE nga shtëpia ime dhe të ndjehen si të isha në të njëjtën klasë. Vërtetë është kënaqësi !

Jehona, Ulqin.

Unë kam provuar të mesoj anglisht nëpërmjet CD-ve dhe metodave autodidakte por fatkeqësisht ka qenë një shpenzim i kot që kam bërë, pasi nuk më solli rezultat. Të dëgjuarit e një kasete apo përdorimi i një "software" në kompjuter nuk është motivues dhe vjen një moment që të mërzitet. Me regjistrimin tim pranë këtij institucioni arsimor dhe me ndjekjen e mesimeve të gjuhes angleze LIVE online nëpërmjet skype-it me nje mesues real, më ka dhënë atë për të cilën kam kohë që po kërkoja. Metoda interaktive që ofron mesuesi im është aq motivuese sa dhe argetuese. Ju pershendes dhe uroj punë të mbarë.

Arbeni, Shkodër

Dëshiroja të ndiqja një kurs të gjuhes angleze në qytetin tim vitin e kaluar. Vizitova disa qendra te gjuheve të huaja dhe u regjistrova në njërin nga ato, por tarifat nuk ishin aq të favorshme për më tepër që me duhej udhetoja çdo 2 herë në javë për të shkuar tek shkolla e gjuhes. Por për shkak të mos fleksibilitetit të shkollës nuk arrija ta përballoja këtë, duke qenë edhe nënë e një femije, ku përveç punëve shtëpiake në njerën ana, më duhej të humbja kohë për tu përgatitur dhe udhëtuar per tek kursi, po ashtu femija im kishte nevojat e tij... si rezultat i këtyre vështirësive e ndërpreva kursin e anglishtes pranë qendres se gjuheve te huaja. Por për fat të mirë zbulova faqen e shkollës suaj online në Google dhe jam ndjerë shumë e kënaqur duke qenë se ju ofroni kurse të anglishtes të përshtatura për nivelin, orarin dhe xhepin tim si dhe duke mos pasur nevojë që të largohen nga shtepia dhe femija im. Gjatë mesimeve të mia dhe fal punës së mesueses sime, kam arritur nivel të avancuar në anglisht. Shërbimi juaj është i klasit të lartë dhe si e tillë, do t'ja rekomandoja përzemërsisht dhe të tjerëve. Ju faleminderit!

Entela, Tiranë

Jemi nje çift nga Amerika dhe deshirojme te ndajme me ju eksperiencen tone prane Kursit Nderkombetar te Gjuhes Angleze me qender ne Nju Jork. Kemi marr pjese ne mesimet online nga skype, per t'u pergatitur qe te marrim testin e gjuhes per naturalisation qe na nevojitej per te fituar nenshtetesine amerikane. Ju jemi shume falenderues pasi na keni ndihmuar teper. Ne e kishim provuar nje here testin por nuk kemi mundur te marrim dot, por tashme fal ndihmeses suaj ia arritem. Shume faleminderit dhe mbaresi ne punet tuaja!

Gezimi & Fatma, Nju Jork

Share This: