Si funksionon?

Si te mesoj online gjuhen angleze dhe si funksionon kursi?

Komunikimi: Audio ose Video konferencë nëpërmjet skype.com ose Viber.com etj.

(Ju duhet vetëm një mikrofon apo cel për t'u lidhur në linjë zanore / audio me mësuesin apo mësuesen tuaj)

Nivelet: fillestar, i mesëm, i përparuar.

Kurse individuale: - Një me Një (ose në grup).
Klasat e gjuhës synojnë zhvillimin e përgjithshëm të kompetencës gjuhësore të studentit dhe aftësinë për të komunikuar në një mjedis ndërkombëtar dhe në situata të përditshme, si në punë dhe në jetën sociale. Gjatë kursit, studentët zgjerojnë njohuritë e tyre dhe mësojnë fjalorin e strukturave të reja gramatikore që ata praktikojnë në kontekst dhe, më tej, ato përmirësojnë aftësinë e tyre për të komunikuar, në lexim dhe shkrim të rrjedhshëm dhe të saktë.

Mësuesit: Ju do të keni mësuesin tuaj përsonal për kursin e gjuhës angleze si dhe mund të zgjidhni mësuesin tuaj sipas preferencës gjinore,

Gjatësia: mujore ose semestrale.
Klasat janë planifikuar gjatë ditëve të javës ose në fundjavë. Orari është i negociueshme duke ju përshtatur nevojës së studentit.

Intensiteti: 1 orë mësim = 60 minuta. 1 herë në javë deri në 2-3 herë në javë.
Vëmendje e veçantë i është dhënë gramatikës angleze në funksionimin e përditshëm, ndërtimit të fjalorit dhe shqiptimit. Praktikimin e vazhdueshme e të katër aftësive gjuhësore (lexim, dëgjim, të folur dhe të shkruar) ofrohen në çdo mësim.

Tarifat: Pagesa bëhet për orë. Ora e parë është falas (60 minuta) e cila ofrohet për studentët e rinj gjithashtu keto 60Mesime anglisht online me lidhje audio minuta shërbejnë për të kontrolluar nivelin gjuhësor që ka studenti, ku më pas t'i ofrohet teksti mësimor i përshtatshëm sipas nivelit që ka.

Mënyra e pagesës: Pranohen të gjitha llojet e kartave të kreditit apo debitit që mbajnë logon e: Visa, Visa Electron, MasterCard, Maestro ku nëpërmjet PayPal.com bëhet transaksioni monetar. Gjithashtu ju mund te paguani nga Western Union, MoneyGram,apo me transfertë bankare si dhe me check përsonal. Për detaje ju lutem na kontaktoni.

Teksti: Në bazë të nivelit të studentit i rekomandohet dhe teksti mësimor. Ne do të ofrojmë tekstin mësimor GRATIS.

Regjistrimi: Për t'u regjistruar ju lutem kliko ketu.

Certifikata: Ju do të merrni një certifikatë nga I.A.L.C. Group për gjuhën angleze si gjuhë e huaj, pas përfundimit të këtij kursi.

Për më shumë vizitoni faqen: Pyejte & Përgjigje

Share This: