Merr çertifikatë të gjuhës angleze

Çertifiko njohurinë tuaj ndaj anglishtes.

Çfarëdo niveli gjuhësor të keni, ju tashmë e keni mundësinë ta çertifikoni atë, duke bërë një test online nga shtëpia juaj, dhe të merrni çertifikatë.

Sot në tregun e punës dhe atë të edukimit kërkohet dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, kështu që IALC ju ofron mundësinë për ta dëshmuar zyrtarisht njohurinë gjuhësore që ju e posedoni. Ne gjithashtu do t'ju lëshojmë në të ardhmen, vërtetim të çertifikatës, nëse kjo do të kërkohet nga ana juaj, apo e institucioneve, ku ju do ta paraqitni si dëshmi zyrtare për mbrojten e anglishtes suaj.

Për ata aplikues që nuk mund të përballojnë koston e testimit, e cila është $85 USD atëherë IALC ofron ndihmë financiare (bursë), si rezultat kjo shumë do të mbulohet nga IALC.

Si të aplikoj për bursë?

Hapi i parë

Plotëso formularin e aplikimit duke ju përgjigjur 3 pyetjeve:

  1. Përshkruaj gjendjen e vështirë ekonomike, që ju pengon për të paguar koston e marrjes së çertifikatës.
  2. Shpjego arsyet për të marrë këtë çertifikatë.
  3. Trego si do të njoftoni komunitetin tuaj, ndaj shokëve që janë në të njejtën gjendje financiare.

Hapi i dytë

Pas aprovimit për bursë, aplikuesi i nënshtrohet testimit online nga kompjuteri i tij/saj. Testi përmban pyetje-përgjigje dhe kuize, sipas nivelit gjuhësor që posedon. Aplikuesi e përfundon testin online, pastaj IALC njofton aplikuesin për pikët e fituara.

Hapi i tretë

Marrja e çertifikatës. Ofrohen 2 mënyra: Varianti elektronik ose kopja origjinale e dërguar me postën amerikane në adresën e aplikuesit. Aplikuesi duhet të paguaj vetëm koston postare, e cila është $35 USD ku përfshihet dhe e-certificate, por nëse dëshiron çertifikatën vetëm në variantin elektronik, ajo kushton $15 USD.

Pse të çertifikohem për gjuhën angleze?

Sot punëdhënësit në mbarë botën kërkojnë dëshminë e gjuhës angleze. Njerëzit të cilët janë duke kërkuar për punësim apo duan të ndryshojnë karrierë, ose dëshirojnë për të fituar një kualifikim që të avancojnë më tej me studime, atëherë çertifikata e gjuhës angleze kërkohet të jetë pjesë e CV / Resume se tyre për t’i realizuar këto qëllime.

IALC Group si një insticution arsimor amerikan i liçensuar që nga viti 2007 në New York, ushtron aktivitetin e tij duke ofruar kurse dhe teste të gjuhëve nga platforma online, për studentë të kombësive të ndryshme si në Amerikë, Kanada dhe Europë.

Bashkohu dhe ti në këtë rrjet ndërkombëtar duke marr çertifikatën e gjuhën angleze nga një institucion arsimor amerikan i njohur ndërkombëtarisht. Duke u pajisur me çertifikatë atëherë IALC do të jetë referencë dhe dëshmon për njohurinë tuaj të anglishtes.

PLOTËSO FORMULARIN PËR BURSË

Share This: