Pyetje-Pergjigje

 


Çfarë është kursi ndërkombetare i gjuhës angleze?

Është një kurs online i gjuhë angleze që ofrohet për individ, i ndërtuar posaçerisht për shqip folësit nga Akademia Ndërkombëtare e Qendrave Gjuhës / IALC Group me qendër në Nju Jork, SHBA


Çfarë pajisje më nevojitet për të filluar?

Ajo që ju duhet është:

1. Një kompjuter ose celular të lidhur me internet.
2. Programi Skype ose Viber ku mund ta shkarkosh nga website skype.com ose viber.com


Sa shpesh studentët marrin mësime?

Për të marrë minimumin e njohurive, ne ju rekomandojmë të paktën tre mësime në javë. Sidoqoftë, ne ju ofrojmë fleksibilitetin duke jua lënë në dorën tuaj për të zgjedhur në bazë të kushteve dhe mundësive që keni. Shumica e studentëve marrin 10 orë në muaj, por ka disa që marrin vetëm 4 orë në muaj dhe disa të tjerë 8 orë në muaj. Ju gjithmonë keni mundësi për të ndryshuar frekuencën e mësimeve tuaj, kurdo gjatë frekuentimit të këtij kursi.


Si është kursi i gjuhës i strukturuar?

Kursi është i ndarë në mësime. Në këto mësime ju do të mësoni gramatikën e gjuhës angleze, si dhe të praktikuarit e gjitha aftësive gjuhësore (të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit) me ndihmën e mësuesit tuaj, live nga kompjuteri.


Çfarë do të mësoj në këto mësime?

Me programin e IALC, çdo mësim është përshtatur për nevojat tuaja. Me ju do të punojmë në çdo gjë që ju nevojitet, për të arritur qëllimet tuaja specifike.


Për sa kohë më duhet të marr mësime online?

Gjatësia e mesimeve vërtetë varet nga qëllimet tuaja të veçanta, sa shpesh ju jeni në gjendje për të mësuar, dhe sa shpesh ju merrni mesime.


A është ajo që unë studioj e dobishme?

Patjetër! Mesimet tona ofrojnë seksione gramatikore që ju japin bazat që ju duhen për të filluar ndërtimin e njohurive tuaja të gjuhës. Këto janë themelet e domosdoshme, në qoftë se ju dëshironi të bëheni i aftë dhe pastaj kaloni në nivelin e ardhshëm më të avancuar.


 A mund të paguaj me karte krediti / debiti, transfertë bankare apo me para në dorë (cash)?

Po mundeni. Ne pranojmë të gjitha kartat e kreditit ose të debitit që mbajnë logot: Visa, Visa Electron, MasterCard, Maestro,  American Express, Discover nëpërmjet: paypal.com gjithashtu me Skrill.com  Western Union, Money Gram, Money orders, si dhe transfertë bankare me derdhje ne llogari. Për detajet ju lutem pyesni mësuesin tuaj.


Çfarë ofrohet falas në këtë kurs?

Ju do të keni mesimi e parë falas (60 minuta) si dhe ju ofrojmë  tekstin mesimor Gratis, gjithashtu nese zgjidhni planin 3 atëherë ne do ju ofrojmë një orë falas.


A jam i/e detyruar të marr një numër të caktuar të mësimeve çdo muaj?

Minimumi që kërkohet për të pasur rezultat është 4 orë mesimi në muaj. Ne ju rekomandojmë që ju të merrni mësime 2 orë në javë por kjo është gjithmonë në zgjedhjen tuaj.


A ofroni ndonjë zbritje / ofertë?

Me planin 3 kur ju rezervoni 12 mësime, ne do t’ju ofrojme 1 orë mësimi falas. Gjatë rrjedhës së vitit kjo ofertë akumulohet deri në një muaj të plotë të mësimeve falas!


A mund ta ndryshoj ditën, orën, apo kohëzgjatjen e mësimit tim?

Patjetër që po, ju mund të ndryshoni orarin e mësimit tuaj në çdo kohë. Mjafton të kontaktoni mësuesin tuaj dhe t’i tregoni atij / asaj për ndryshimet tuaja. Për të qenë të sigurt ju këshillojmë të njoftoni mësuesin të paktën 6 orë para fillimit të mësimit tuaj.


Cila është rregullorja juaj e anulimit të kursit?

Mesimet pronotohen në plane. Ju mund të anuloni mësimet duke na dhënë një njoftim paraprak. Nuk ofrohet rimbursim për mësimet tashmë të paguara. Megjithatë ju mund të përdorni mësimet e papërdorura për muajin në vazhdim. Nëse pas 5 muajsh i riktheheni përsëri mësimeve tuaja, atëherë ju mund të vazhdoni aty ku i keni lenë, por pasi të keni berë një pagesë të re duke zgjedhur një nga planet, si rezultat ju do të përfitoni orët e papërdorura të pagesës së parë.


Çfarë ndodh nëse unë do të jem larg për disa kohë nga mësimet e mia?

Në IALC, ju keni shumë opsione elastike prenotimi, kështu që paguani vetëm për mesimet që ju jeni duke bërë çdo muaj. Nëse keni ndërmend për të shkuar me pushime, ju thjesht na njoftoni përpara me e-mail dhe pasi te konfirmohet leja juaj nga IALC, shuma e parave të parapaguara nga ju, do të qëndrojë në llogarinë tuaj per 5 muaj, derisa ju të ktheni nga pushimet dhe të rifilloni përseri. Në këtë mënyrë ju keni nën kontroll të plotë mësimet dhe buxhetin tuaja.


Sa kohë përpara më duhet të njoftoj për të caktuar orën e mesim tim të parë falas?

Ne kemi nevojë për një minimum prej 6 orësh të njoftohemi para mësimit të parë, në mënyrë që mësuesi të jetë në gjendje për tu paraqitur online.


Sa kohë do të më marrë mua për të mësuar gjuhën angleze nga interneti?

Sigurisht, kjo pyetje mund të ketë përgjigje më me shumë se një "varet". Në veçanti, kjo varet nga:

• niveli që keni në momentin kur e filloni kursin.
• niveli që ju doni të përfundoni.
• sa aftësi keni si përson për të mesuar një gjuhë të huaj.
• sa mirë dhe sa i/e motivuar jeni ju si student/e.
• sa ju jeni duke studiuar intensivisht (pra sa mësime në javë merrni).
• sa kohë keni shpenzuar duke mësuar (lexuar, folur, studiuar, etj) anglishten.


A do të marr një certifikate në fund të kursit?

Po! Ju do të merrni  një çertifikate nëse ju regjistroheni në këtë kurs dhe të kaloni testin e gjuhës. Pasi të keni përfunduar me sukses kursin, certifikata do të përgatitet dhe do të dërgohet në adresën tuaj.


A mund të marr certifikaten e gjuhes angleze edhe pse nuk kam ndjekur kursin tuaj?

Po! Ju mund të merrni certifikatën duke dhënë testin i cili ju ofrohet online nga kompjuteri juaj.


Nëse keni pyetje të tjera ju lutem na kontaktoni.

 

Share This: