Pse anglisht?

Gjuha angleze apo anglishtja

është gjuhë e përmasave botërore si dhe gjuha dominuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Kanada, Irlandë, Australi, Zelandën e Re e një numër vendesh të tjera. Përgjithësisht përdoret si gjuhë e dytë dhe si gjuhë zyrtare në shumë shtete të botës. Është gjuha që mësohet dhe kuptohet më së shumti në botë, shpesh e njohur me epitetin “gjuha e tregtisë, arsimit, shkencës dhe e diplomacisë”.

Ka shumë njerëz që do të donin të mësonin gjuhën angleze.

  • Emigrantët të cilët ndodhen në një vend anglisht folës.
  • Studentët apo mësuesit që duan të mësojnë një gjuhë të huaj si gjuhë e dytë, apo të ndjekin studimet e larta në një shkollë.
  • Vizitorët që dëshirojnë të udhëtojnë në vendet anglisht folëse si: Amerikë, Kanada, Britani e madhe, Australi etj.
  • Biznesmenët që duan të bëjnë tregti në rajone të ndryshme apo në internet.
  • Humanitarët të cilët dëshirojnë të bëjnë një punë sociale, ato që lidhen me organizatat bamirëse apo grupe fetare.
  • Përsonat të cilët janë të martuar me anglisht folës.
  • Sepse anglishtja është gjuha më e folur në botë, 1 nga 5 persona e kupton atë! Ju do të jeni në gjendje për të komunikuar me miliona njerëz në mbarë botën!
  • Anglishtja i jep vlerë të jashtëzakonshme karrierës suaj profesionale! etj.

Share This: